Rama: Pse studentët nuk dalin më në protestë para Kryeministrisë!

Kryeministri Rama ka prezantuar këtë të premte platformën për punësimin e studentëve në administratë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se, studentët nuk po dalin më në protestë para Kryeministrisë sepse nuk kanë forcën e numrit. Rama gjithashtu theksoi se, studentët nuk kanë të drejtë të bllokojnë pjesën tjetër që duan të bëjnë mësim. Rama tha se, studentët sot e kanë humbur edukatën dhe sipas tij kjo është një gjendje katastrofe.

“Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish nuk dalin më te kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim, unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojnë, çeta nuk ka pse të më pengojë, se kërkojnë gjëra që nuk kanë për tu bërë kurrë. Dhe i kanë vënë emrin studentë, studentet duan, kështu, ashtu. Kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, nuk bëhet, nuk bëhet, kemi bërë përjashtim për 9 e dhjeta, kaq, masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar për ty. Ata që përsërisin vitin nuk kanë për të marrë kokërr leku, kokërr leku që të jemi të qartë. Dhe në fund, edukata katastrofë, e pabesueshme, sa herë ndeshem me këtë fakt mendoj prindërit. Shqipëria mund të mos ketë pasur shumë gjëra, por ka pasur kod edukatë edhe në kullat më të izoluara në mes të maleve, në familje që nuk kanë ditur shkrim e këndim, malësorë në fund të botës, ose banorë në buzë deti pa dallim kanë pasur një shtëpi një kod edukate. Kur mendon që familja ka hequr bukën nga tavolina, fëmija me smartphone flet si veshgjatë që ka dy duar tepër dhe dy këmbë mangut është të vësh ulërimën.”,- tha Rama./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Basha: S'ka marrëveshje pa u ndëshkuar vjedhësit e votave!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.