Rama: Presidenti jo vetëm që ka luajtur me zjarrin, por derdhi dhe kupën

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sulmuar presidentin e shtetit, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Kuvend. Rama ka ironizuar Metën, duke thënë se, Presidenti jo vetëm ka luajtur deri në fund me zjarrin, por e ka derdhur edhe kupën.

 “Këtë herë Ilir Meta e ka tejkaluar edhe vetveten, bashkë me cakun e fundit të mundësisë sonë për ta duruar pa teka. Ka luajtur deri në fund me zjarrin dhe ka bërë gjithçka që plani i egër i zjarrvënës së Shqipërisë të mos dështonte. Ndërhyri me një molotov inati (dekreti), nxiti përhapjen e dhunës, frymëzoi aktet vandale të djegies së materialeve zgjedhore, u kthye nga Presidenti problematik në tribunin haxhiqamilist kundër zgjedhjeve. Shkarkimi nga detyra e lartë e këtij personazhi që risolli në skenë Haxhi Qamilin është një lëvizje me detyrim përcaktim e këtij Kuvendi, detyrë e çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin. Nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur, vazhdon përditë, na bën të të ndjehemi të keqardhur për të si njeri, të neveritur për të si politikan dhe të alarmuar për atë si mbajtësi i vulës më të lartë të shtetit.”,- u shpreh kryeministri./K.C/dritare.net

 

LEXO DHE :  Basha: Rama është artist, ja për çfarë e ka fjalën kreu demokrat!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.