Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka uruar shqiptarëve një ditë të bukur me një video nga Smile Albania, nga Gjirokastra. Në videon e shpërndarë nga kryeministri, shihen turistët që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës. Ata shprehen se u pëlqen qytetit, çmimet janë shumë të mira dhe ushqimi i shijshëm. Një nga turistet thotë se, njerëzit janë shumë të mirë në Gjirokastër, e të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde./K.C/dritare.net