Rama: Porti i Vlorës do të transformohet, do bëhet turistik!
Dritare.net
Kreu i qeverisë tha se do të trasformohet porti, i cili do të kthehet në port turistik.
“Duhet të investojmë akoma më shumë në Vlorë, sepse qyteti gjithmonë e më shumë do të kthehet për turizëm. Sot për sot nuk është e mundur që shtëpitë në lagje të caktuara të shërbejnë për turistët, sepse gjenden në konteste antituristike. Paralelisht duhet të punojmë fuqishëm, ne si qeveri dhe bashkia.
Do të transformojmë portin, do ta kthejmë në port turistik. Padyshim që qendra e gravitetit të zhvillimit është Aeroporti Ndërkombëtar. Tani kanë filluar të shkruajnë edhe gazetat e huaja se kush e ka marrë përsipër. Ne akoma jemi në proces të diskutimit të brendshëm për mënyrën sesi do të procedojmë. Kemi opsionin për një kompani ndërkombëtare që do e ndërtojë ose ta nisim vetë. Kemi përcaktuar një buxhet si qeveri, pastaj do të merret vendim, së shpejti. Aeroporti do kërkojë kohën e vet”, u shpreh Rama./E.B-dritare.net