Rama përgjigjet në lidhje me ekstradimin e gylenistëve: Rrjet i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama në  intervistën për gazetaren Ilva Tare në Ora News, Rama tha se grushti i shtetit në Turqi u organizua nga një rrjet shumë i fuqishëm i  klerikut Fejtulla Gylen.

“Di të them që ai rrjet që organizoi tentativën për përmbysje me dhunë, përmes armëve të një qeverie të zgjedhur me votë nga populli në Turqi është një rrjet i rrezikshëm. Kur vjen puna te Shqipëria, ne sigurisht që njerëz dhe individë që janë të lidhur me atë rrjet ne i mbajmë nën vëmendje”-tha

Gazetarja i është drejtuar Ramës duke e pyetur se çfarë do të bëjë nëse i kërkojnë të ekstradojë gylenistët. Rama iu përgjigjj: “Nuk flas me nëse. Ato që ndodhën në Turqi nuk mendoj se duhet të kalohen lehtë. Ai ishte një rrjet shumë i rrezikshëm që ai arriti të penetrojë në instancat më të lartë të shtetit turk. Ne nuk do ta lejonim asnjëherë cenimin e sigurisë sonë”

LEXO DHE :  Foto/ 12 fustane vjeshte që duhet t'i blini patjetër!

I pyetur nëse Erdogan i ka kërkuar largimin e kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar, kryeministri tha se ai nuk është një vendim që e merr kryeministri.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.