Rama për Euronews: Çelja e negociatave me Maqedoninë para Shqipërisë, e dëmshme
Dritare.net
Kryeministri ka thënë për Euronews se, anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë. Rama u gjithashtu ka paralajmëruar se, do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.
”Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare. Anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë. Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bën. Për ne Evropa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihemi, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi.”,- tha Rama./K.C/dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=8zGhk0QRW-k