Rama: Opozita, grup endacakësh. Kërkojnë pushtetin me dhunë
Dritare.net
“Ata që sot për turpin e tyre hodhën bojë të zezë në muret e Ministrisë së Brendshme për ta eksportuar, pasi nuk mund të eksportojnë imazhet e një tufe punonjësish të bashkive të Shkodrës, Vorës dhe bashkë me Dashon e Lazaratit që mbillen këtu dhe këndojnë himnin. Boja mbi muret e ministrisë sot është një produkt që do të thithet nga tregu ndërkombëtar i medias, që nuk janë të paktë eurokadrinjtë, që ngjajnë me kadrinjtë lokalë që kemi ne. Ata janë të pafajshëm, pasi pak ose aspak dinë dhe duhet të ushqejnë me lajme sensansionale. Eksplozivi nëse nuk do të ishe një nga mjetet e shfrimit demokratik të PD-së të kthyer në grup endacak, që kërkon pushtetin, por nuk di sesi merret ndryshe, veçse me zgjedhje dhe duke mos e ditur këtë është fshehur në mes të ‘popullit’ duke kërkuar njerëz të dëshpëruar dhe të verbër, të rinj rrugëhumbur, që vendosin kapuçin e xhupit në kokë dhe mësyjnë drejt policisë të inkurajuara nga muzika e filmit Skënderbeu dhe huri i flamurit të Kukësit, e kam fjalën për të vetmin Flamur për të cilin Kukësi nuk është krenar (Flamur Noka). Ishte një mundësi për të parë edhe njëherë panoramën e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vijon në policinë e shtetit dhe të sigurisë në vendin tonë. Sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se pesë vite më parë edhe pse diskutohet rregullisht pa pushim në të gjitha klubet mediatike. Një mori episodesh me lajme pa lajm që ziejnë dhe arrijnë pikët e vlimit kur shfaqet Babalja dhe Niçja e Shijakut, apo shoku i tyre i pandashëm Ervin Salianji.”,- u shpreh kryeministri./K.C/dritare.net