Rama nxjerr video: Ja sa do rriten pagat, sipas kategorive!
E Enjte 6 Dhjetor 2018, 08:08
Dritare.net
Në bazë të buxhetit 2019, 2 miliardë lekë do të shkojnë vetëm për rritjen e rrogave për 60 mijë të punësuar. Mjekët, infermierët, laborantët dhe arsimtarët do të kenë një rritje prej 7% të rrogës, për edukatoret mesatarisht do rritet paga me me 9.1%, në sektorin e mbrojtjes me 10-19%, në sistemin penitenciar me 7%, ndërsa diplomatëve me 20%, sipas të dhënave të publikuara nga Rama.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë eGjithëVëmendjaPërJu“- shkruan Rama./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/361488374619489/