Rama: Nuk është e rastësishme që përgjimet dalin përpara proteste, ja pse u zgjodh Gjermania!
Dritare.net
Rama tha se ato janë publikuar në Gjermani për shkak se ajo është qendra e Europës dhe për të hedhur helm mbi Shqipërinë.
“Dolën mu në qendër të Evropës ku merren vendimet dhe për të ushqyer edhe më shumë helm ndaj Shqipërisë. Nuk është rastësi që në Gjermani dalin këto përgjime përpara protestës së radhës.
Lajmërohen fillimisht nga Shqupi. Nuk është rastësi që ka muaj të tërë që realizohen protesta me turistë politikë. Mbyllet bashkia këtu dhe vijnë në Tiranë. Gjenden edhe ca budallenj që kujtojnë se i bë deti kos. Hidhen molotovët, digjen kazanët e plehrave dhe bëhen foto ku shpërndahen në botë imazhet e një vendi në kaos. Pse këta i kanë problem negociatat? Hapja e negociatave, gjëja e parë është që të vënë përpara dy kapituj negociatash që janë ato të drejtësisë.
Vendi nuk duhet thjeshtë të tregojë se ka kaluar kaq ligje, por duhet të tregojë që drejtësia vepron. Është një vend që sado i gjatë të jesh, drejtësia të ul në karrigen e të akuzuarit dhe sado i ulët të jesh, të gjen dhe nuk fshihesh dot. Është një vend ku presidentë, ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra mund të ndëshkohen. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Fallxhorja. Katër persona që janë në hall dhe për këtë hall janë gati dhe po e bëjnë ta nxjerrin Shqipërinë rrugëve
Ata nuk duan shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Nuk duan zgjedhje fare. duan që të presin deri në tetor kur vendoset për hapjen e negociatave dhe BE të thotë negociata me Shqipërinë në rrëmujë jo”, tha Rama./ I.M-Dritare.net