Rama nuk dorëhiqet: Do bëjmë më shumë tani që ata ikën

Kryeministri Edi Rama në konferencën për media të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, pasi opozita ka djegur mandatet e saj, ka thënë se nuk dorëhiqet, por tani që opozita iku, kreu i qeverisë ka thënë se do të bëjnë edhe më shumë.

“Ne kemi përgjegjësi të vazhdojmë drejt dhe tu shërbejmë me përkushtim shqiptarëve, pa asnjë dallim, as më tepër në këto kushte kur qytetarët demokratë nuk i përfaqëson më askush.

LEXO DHE :  Video/ Shtyhet çelja e negociatave, Vasili: Urime të marrit të Surrelit

Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin.

Dallimi është se ata që ikën do të përpiqen të përçajnë sa më shumë, kurse ne do të përpiqemi të bashkojmë sa më shumë.”-tha Rama./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.