Rama: Nuk do t’i kthejmë kurrizin Serbisë, duhet të çlirohemi nga e shkuara
Dritare.net
Në komunikimin e tij përmes rrjeteve sociale, kryeministri Rama nënvizoi se Shqipëria nuk mund të rrijë më në vend numëro, (duke luajtur luftash me fqinjët), por duhet të çlirohet nga e shkuara
“Zgjidhja për ne është ose të rrimë të ndarë me serbët me kurrizin kthyer nga njëri tjetri dhe të përballemi veç e veç me vështirësitë e mëdha për shkak të tregjeve të vogla që kemi, ose të kthehemi me fytyrë nga njëri-tjetri, duke u nisur nga interesi për të fuqizuar ekonominë tone dhe të përballojmë problemet në paqe. Rruga e re, ajo me fytyre përballë njëri-tjetrit, u rrezikon punën dhe karrierën atyre që patriotizmin e kanë profesion, por është e vetmja rrugë që siguron të ardhmen evropiane në paqe dhe prosperitet. Ne shqiptarët nuk e ndërtojmë dot të ardhmen pa kapërcyer kufijtë e së shkuarës. E ardhmja është në duart tona, le të mos ja lidhim këmbët vetes me litarin e së shkluarës.”- deklaroi kryeministri Rama.