Gjatë takimit me studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se, janë të gatshëm të fusin në bordin e administrimit një student ekselent. Duke folur për kërkesën e pestë të studentëve, me anë të së cilës ata kërkojnë që në bordin e administrimit të IAL-eve të shtohet një përfaqësues, Rama dha miratimin e tij. Por ndërkohë shtoi se, mos të kërkojnë ta fusin në ligj, pasi qeveria nuk bën ligje që nuk i ka askush.
“Për bordin e administrimit unë jam i gatshëm të bëjmë një marrëveshje që ne si qeveri të përcaktojmë një student, apo studente ekselente të zgjedhur nga ju, jo nga ne ta çojmë në bord.”,- tha Rama./K.C/dritare.net