Rama: Personalisht dua që zgjedhjet të shtyhen
Dritare.net
“Po ti binim shkurt më i interesuar për të shtyrë zgjedhjet dhe të ishte për interesin e ngushtë personal, do isha unë. Për çfarë arsye duhet që unë të qëndroj kokëfortësisht në këtë pozicion kur qeverinë e kemi dhe kemi 1001 punë për të bërë. Shumicën në parlament e kemi shumë solide dhe nuk kemi problem me mbështetjen”, u shpreh Rama.
Ram ka treguar dhe dy arsyet që nuk e lejojnë atë të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit.
“E para kjo rrugë e shkurtër që i shkon në mendje shumë njerëzve e çon Shqipërinë në drejtim të paditur. Nëse shtyhen zgjedhjet sot, shkelim Kushtetutën dhe nesër po këtë do ta bëjë një palë tjetër. Kështu ne nuk do të kemi edhe pas disa vitesh një politikanë që të zgjidhet nga populli. Dhe ana tjetër është që zgjedhjet janë pengu për tu kapur nga ata që nuk e kanë thjesht te zgjedhjet. Patjetër që Basha, PD dhe aleatët kanë frikë nga zgjedhjet sepse nuk na mundin dot dhe sajojnë lloj lloj historish. Ata duan ti kapin zgjedhjet dhe të pengojnë me çdo kusht çeljen e negociatave me BE ndaj kjo është arsye pse nxisin dhunë dhe duan të shpërndajnë filmime nëpër botë për të krijuar këto ide për Shqipërinë', u shpreh kryeministri Rama./e.k-Dritare.net