Rama: Në pranverë, familjet në çadra do të kenë shtëpi!
Dritare.net
"Brenda 2020 të gjithë ata që sot jetojnë në fshat që për arsye legjitime nuk janë spostuar në sistemin e qirave në zonat urbane e thjesht kanë kërkuar një çadër dimërore në oborre duhet të futen në shtëpi të reja. Asnjë nuk mundet dot ta lejojmë që të kalojnë vitin e ri 2021 në çadër. Ky është objektivi i parë.
Në mars maksimalisht, të fillojmë të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat nga cadrat në shtëpitë e reja.
Së dyti, spitalet qendrat shëndetësore, shkollat duhet të rindërtohen të gjitha brenda 9 mujorit të parë që domethënë që viti i ri shkollor për fëmijët që e humbën shkollën për shkak të rrënimit nga tërmeti duhet të nisë në shkollat e reja shumë më të mira se ato që kishin më parë.
Së treti lagjet e reja ambicia është që brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantier, do kërkojnë shumë më tepër kohë se bëhet fjalë për ndërhyrje masive por objektivi është që deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar në pjesën më të madhe akomodimet e banorëve që sot janë me qira”./E.B-dritare.net