Rama në panik, po bllokon marrëveshjen me opozitën

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha përmes një statusi në facebook ka publikuar mesazhin e një nëpunësi të lartë i cili thotë se sekretari i përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama po bllokon marrëveshjen me opozitën.

“Rama ne panik, me sekretarin e pergjithshem te mafies shteterore. Agaçi bllokon marreveshjen me opoziten!

Nepunesi i larte dixhital informon:
Panik i madh ne administraten shteterore per zgjedhjet. Jane penduar shume per marreveshjen prandaj Rama, pasi ka urdheruar sekretaret e pergjithshem qe t’i japin leje per fushate elektorale gjate muajit qershor 1/3tes se administrates publike,
kerkoi te anulloje nepermjet zevendesministrave, urdherat e ministrave teknik per kthimin ne detyre te te gjithe punonjesve te larguar me leje.

LEXO DHE :  Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë, katastrofike

Rama urdheron sekretaret e pergjithshem, qe me urdher verbal dhe porosi te tij, adminstrata publike te mos zbatoje urdherin e tij dhe vendimin e KM per mospjesmarrjen e administrates ne zbatim te ligjeve ne fushate elektorale te partive.

Sekretaret e pergjithshem te mos u japin minitstravr teknike asnje dosje te koncesioneve dhe tenderave elektoral.

Rama ka urdheruar Don Agaçin, qe sekretaret e pergjithshem te bllokojne cdo mundesi kontrolli te ministrave teknik duke mos ju akorduar mjetet e nevojshme per ushtrimin e kontrolleve te shkeljeve flagrante te ligjit elektoral dhe ligjeve te tjera nga punonjesit militant! sb” shkruan Berisha./ dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.