Rama në një vijë me Trump: Sulmi në Gjirin e Omanit, tipik iranian

Kryeministri Rama ka komentuar ngjarjet e fundit në Gjirin e Omanit, ku dy anije cisternë u sulmuan me mina, për të cilat SHBA ka nxjerrë një video që bëjnë përgjegjëse Republikën Islamike të Iranit.

Rama nëpërmjet një reagimi në Twitter është në një vijë me akuzat e Trump duke thënë se ky sulm është tipike e Iranit.

“Këto sulme në Gjirin e Omanit janë një kërcënim serioz për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë e energjisë. Shqipëria qëndron e vendosur me Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kundër asaj që duket të jetë një provokim tipik i projektuar nga Irani për të përshkallëzuar tensionet”, shkruan Rama.

LEXO DHE :  Produktet e plazhit që nuk duhet t'i zini kurrë besë

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Iranin janë acaruar që prej pranimit të 3 mijë muxhahedinëve në Tiranë dhe u përshakëllëzuan më tej me dëbimin e ambasadorit të Iranit Gholamhossein Mohammadnia, dhjetorin e kaluar./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.