Rama në miting në Durrës, opozita e pret me protesta
E Hënë 24 Qershor 2019, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën e PS në Durrës, ku do të prezantohet kandidatja për Bashkinë e qytetit bregdetar, Valbona Sako.
Mitingu i fushatës po mbahet në qendër të qytetit, ndërsa mbështetës të opozitës e kanë pritur kryeministrin me protesta.
Një kordon i policisë po qëndron para protestuesve, në mënyrë që të mos shkaktohet asnjë incident./ I.M-Dritare.net