Rama në Forumin 17+1: Mundësi për shkëmbim eksperiencash me Kinën
Dritare.net
“Ky forum krijon një mundësi të rëndësishme për të gjithë administratorët e qyteteve të mëdha e kryeqyteteve të familjes së vendeve të 17 +1 për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Ky takim është me rëndësi të posaçme jo thjesht se kështu duhet thënë sa herë hapet një takim, por sepse ky është një forum që krijon një mundësi të rëndësishme për të gjithë administratorët e qyteteve të mëdha e kryeqyteteve të familjes së vendeve të 17 +1 për të shkëmbyer eksperiencat e tyre.
“Kjo është një mundësi shumë e mirë për t’u njohur më nga afër me çdo eksperiencë dhe për të krijuar në këtë drejtim mundësinë e urave të dijes. Besoj se çdo lidhje, çdo urë që lidhet sot në funksion të shkëmbimit të eksperiencës, të rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore është padiskutim një pikënisje për një rrugë të re më shumë në rrugën e së nesërmes”, tha Rama.