Rama në Bruksel, takim me presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook-un e tij një foto nga avioni, ku po udhëton drejt Brukselit. Ta,a do të takohet me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve.

Gjithashtu, nesër Rama do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut, në cilësinë e Kryetarit të OSBE.

LEXO DHE :  Rama: Rusia nuk është as armiku ynë, as i Perëndimit

“Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj 🇦🇱🤝🇪🇺 dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, shkruan Rama./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.