Rama ministër i Jashtëm, reagon PD: Dorëheqja e Kryeministrit e vetmja rrugëdalje
Dritare.net
Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, duke thënë se Rama sot duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të ishte drejtuesi i diplomacisë së vendit.
“Mbas rënies për arsye shumë serioze e të motivuara të kandidatureë kaq të preferuar, mbështetur e promovuar deri në ekstrem për Ministër të Jashtëm, mbas kthimit të saj ne një “casus belli”, dorëheqja e Kryeministrit do të ishte e vetmja rrugëdalje”, shton deputeti.
REAGIMI I PLOTË
Kryemninistri vendos te jete edhe Minister i Jashtem, kur duhet te paraqiste doreheqjen…!
Cudi e “non sens” i madh ky!
Doreheqja do te ishte per ate e pa evitueshme ne cdo vend demokratik, kudo ku ka koshience qytetare e pergjegjeshmeri politike.
Mbas renies per aresye shume serioze e te motivuara te kandidatures kaq te preferuar, mbeshtetur e promovuar deri ne ekstrem per Minister te Jashtem, mbas kthimit te saj ne nje “casus belli”, doreheqja e Kryeministrit do te ishte e vetmja rrugedalje.
Per mjegullnaje kerkohet te behet paralelizem me Tsipras.
Ne fakt jane dy raste krejt te ndryshme e shume larg njera tjetres.
Ne Greqi dha doreheqjen normalisht Ministri i Jashtem dhe nuk u rrezua ndonje kandidature e Kryeministrit.-shprehet Shehu./A.C/dritare.net