Rama: Mësuesja kundërshtare, nuk la gjë pa bërë që të mos fitoja zgjedhjet
Dritare.net
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se, ka ikur koha e hakmarrjeve për bindjet politike.
Ndërkohë, mes shumë të tjerash, kryeministri u shpreh se, në një takim, mes mësuesve që foli ishte dhe një ‘kundërshtare’ e tij, që kishte bërë çmos që ai mos të fitonte zgjedhjet për kryetar Bashkie.
Dhe, sipas Ramës, pavarësisht kësaj, askush nuk e hoqi nga puna këtë mësuese.
“Më kujtohet një mësues që u thoshte nxënësve; Ismail Kadare ngriti flamurin në Vlorë. S’ka qenë 100 vite më parë, por vetëm para disa viteve. Qesha me ministren se, këtu doli një mësuese që nuk ka lënë gjë që unë mos të fitoja si kryetar i bashkisë. Por ç’rëndësi ka kjo. Ajo është një mësuese që u jep nxënësve atë që duhet. Si ka mundësi që nuk bien edhe në kurthin e hakmarrjes që ramë në çerekshekullin e kaluar, që të degdiseshe në një shkollë tjëtër. Vetëm për arsyen e mos arsyes politike”, tha Rama. Para disa vitesh u arrestua një drejtoreshë që ia gjetën paratë në ëc. Merrte para nga vajza të reja për t’i punësuar.”,- u shpreh Rama/K.C/dritare.net