Rama mesazh prokurorëve të korruptuar: Nuk po luani mirë
E Mërkurë 9 Tetor 2019, 11:11
Dritare.net
“Reforma në Drejtësi po sjell një pastrim rrënjësor dhe madhor. Shumë gjyqtarë, prokurorë, kryeprokuror, drejtues prokurorish janë shkarkuar nga Vettingu. Kemi një sërë prokurorësh e gjyqtarësh që e dinë se nuk mund ta kalojnë Vettingun. Ata po luajnë sikur është vakti i fundit, pra nuk po luajnë mirë dhe duan që t’i kenë të gjitha. Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, presioni e dhune”, tha Rama./L.F-dritare.net