Rama mesazh drejtuesve socialistë: Hapni krahun, PS nuk është pronë ekskluzive!
E Shtunë 29 Shkurt 2020, 14:02
Dritare.net
“Kemi operacione jo të vogla për të kryer, qoftë për të shëruar plagët e vendit qoftë për të pastruar organizmin tonë. Detyra jonë t’i bëjmë të dyja pa ngurrim, pa pushim. Kush këtu në këtë sallë apo jashtë saj që ka mbështetjen e socialistëve si udhëheqës, ministër, deputet, delegat, si kryetar bashkie, kryetar partie, si kryetar i organizatave socialiste që nuk e ka kuptuar se çfarë kërkohet duhet dhe do hapë krahun.
Duhet të hapë krahun kush nuk e ka kuptuar se PS nuk është pronë ekskluzive e asnjë shefi sado i madh që nga kryetarët e organizatave deri tek shefat në Tiranë.", tha Rama./K.C/dritare.net