“Rama, më tolerant”, Ndoka: Pse i dogjëm mandatet!

Djegia e mandateve nga opozita ka qenë kryefjalë e emisionit ‘Dritare me Rudinën’ në News 24, ndërsa të ftuarit listuan argumentet pro dhe kundër ndaj këtij veprimi. Ish-deputeti, Nard Ndoka u shpreh se, vendimi për të djegur mandatin është drastik, por sipas tij, kjo ishte e vetmja rrugë përballë një maxhorance që nuk respektonte aspak rolin e opozitës.

“Vendimi që kemi marrë për djegien e mandateve është një vendim drastik. Ndihemi keq. Që ditën e parë në Kuvendin e Shqipërisë, Basha ka thënë qartë se këto zgjedhje vijnë nga lidhja me bandat. Ne pritëm që Rama do të ishte tolerant ndaj opozitës, por nuk e bëri një gjë të tillë, Unë prita që komisionet parlamentare të kishin  më shumë anëtar nga opozita. Maxhoranca duhet të kishte gjetur gjuhën e përbashkët dhe duhet ta kishte toleruar opozitën.”,- tha Ndoka.

LEXO DHE :  Në Prishtinë iftari shtrohet në rrugë, gazetarja: Demonstrim i pushtetit politik të fesë

Ndërkohë, gazetari, Aleksandër Cipa tha se qytetarët shqiptarë arrijnë t’i lexojnë më me qetësi veprimet e opozitës, ndërsa shtoi se fenomeni i blerjes së votës në Shqipëri nuk mund t’i faturohet vetëm një partie apo individi,

“Është më i ftohët qytetari se sa nxehtësia që lëshoni ju. Historia e vjedhjes së votës në Shqipëri, sa herë i jepni protagonizëm Edi Ramën  nuk iu nderon. Ne e njohim  historinë e Shqipërisë si qytetarë aktivë.”,- tha gazetari./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.