Rama: Me ose pa opozitën, me 30 qershor fitojmë Shkodrën!

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me qytetarët e Shkodrës.

Rama gjatë fjalës së tij, ka folur edhe për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryeministri është shprehur se me 30 qershor do të ketë zgjedhje, ndërsa ka shtuar se, me ose pa opozitën, Shkodrën do ta fitojë Partia Socialiste.

“Më datë 30 qershor do të ketë zgjedhje, kjo është e sigurt. Nuk e di nëse ata të opozitës do të kenë apo jo kandidatë, por jam i bindur se ne do ta fitojmë Shkodrën. Demokratëve të mërzitur iu them ‘kujdes se Flamuri mund t’jua djegë gomat’.

LEXO DHE :  Sipas shenjës astrologjike, ja marka luksoze që ju përfaqëson

Nuk ka forcë që ndal verdiktin e popullit. Sigurisht që ne do të donim garë dha ta fitonim me garë Shkodrën. Por ne do ta marrim Shkodrën me çfarë do lloj forme demokratike, sepse kemi ekipin fitues. Kësaj opozite t’i vijë turp për atë që bën, duke sharë Shqipërinë nga mëngjesi deri në darkë”, deklaroi Rama ./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.