Rama: Majko nuk më donte në PS, më tha të hiqja çorapet e kuqe

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me shpërndarjen e kartave të anëtarësimeve të reja në PS, në njësinë nr.5 në Tiranë.

Rama është shoqëruar sot edhe nga Ministri i Diasporës Pandeli Majko dhe kryetarja e PS Tiranë, Blerina Gjylameti.

Rama nuk ka kursyer as batutat me Majkon,teksa ka thënë se ky i fundit nuk e donte në parti.

Batutat

Rama: Kartën e parë me këmbë të mbare e jep Pandi, se Pandi gjithmonë ka pasur këmbë të mbarë. Ndonjëri dhe i ka humbur rrugës, por disa…

Majko: Unë dua të bëj një ndryshim nga herët e tjera, dua që kartën ta jap një nga protagonistet e partisë…

Rama: Kur u bëra kryetari i partisë me Pandin ishim kështu, jo në luftë, por në distancë luftarake. Se Pandi nuk donte që të bëhesha unë kryetar partie që të jemi të qartë, se ju nuk e dini historinë, dhe unë u bëra. Mirë po Pandi u zgjodh sekretar i përgjithshëm, mirë po Pandi nuk e kishte gëlltitur dot këtë punë. Unë  shkova tek zyra e Pandit dhe i thash “vajti si vajti kjo u bënë, ti nuk më deshe, por ja  ku me kë unë këtu jam”. Më pa dhe në tha “ti hiqi çorapet e kuqe, martohu dhe me mua je në rregull”. E donte kryetarin e partisë të martuar./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Plagosje me armë në mes të Tiranës

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.