Rama: Lobimi rus në PD, pastrim i pastër parash

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me një bashkëbisedim me banorët e Njësisë nr.11 në kryeqytet. Të pranishëm kanë qenë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Ulsi Manja dhe Blerina Gjylameti. Gjatë bisedës kryeministri iu rikthye diskutimit për situatën politike në vend. Rama theksoi se lobimi rus në PD është një pastrim i pastër parash.

“Lobimi rus në PD është pastrim i pastër parash. Basha ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme. Ata bëjnë akuza të çuditshme. Ai vetëm shpif”.

Kujtojmë se kompania Biniata Trade me lidhje ruse dyshohet se ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike. Për këtë çështje Lulzim Basha është thirrur për tu paraqitur në prokurori në datën 17 qershor.

LEXO DHE :  Rama uron mirëmëngjes, me artikullin e 'The Guardian', për Shqipërinë turistike

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.