Rama: Liqeni i Ohrit, mrekullia e re e njohur nga UNESCO

Kryeministri Rama, në këtë mëngjes, ka shpërndarë në facebook-un e tij, një artikull nga revista amerikane “Forbes”, ku i kushtohet rëndësi Liqenit të Ohrit, si pjesë e trashëgimive më të reja botërore që janë bërë pjesë e UNESCO-s së fundmi.

”Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e rajonit të Ohrit, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut: Pjesa e liqenit të Ohrit që ndodhet në Maqedoninë e Veriut dhe në zonën e thellë të saj, duke përfshirë edhe qytetin e Ohrit, si fillim është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979.

Tani ai është shtrirë në pjesën veriperëndimore të liqenit të Ohrit, Gadishulli i vogël i Linit dhe rripi i tokës përgjatë bregut që lidh gadishullin me kufirin maqedonas.

Gadishulli është vendi i rrënojave të një kishe të hershme të krishterë e themeluar në mes të shekullit VI. Në ujërat e cekët pranë brigjeve të liqenit, tri vende kanë dëshmuar praninë e banesave prehistorike.

LEXO DHE :  Kishte humbur një javë më parë, gjendet i vdekur tek Liqeni 31-vjeçari

Liqeni ofron strehim për lloje të shumta endemike të faunës dhe florës të ujërave të ëmbla që datojnë nga Periudha Terciare (66 milionë deri në 2,58 milionë vite më parë).

Sesioni i 43-të i UNESCO-s gjithashtu miratoi ‘Deklaratën e Baku’ për të theksuar nevojën për të rritur përpjekjet për ruajtjen dhe mbrojtjen efektive të monumenteve të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe menaxhimin e tyre.

Përcaktimi UNESCO do të thotë se vendet e zgjedhura tani mund të gëzojnë financim dhe mbrojtje më të mirë”, thuhet në artikull./L.F-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.