Nesër, në orën 08:00, - shpjegon kryeministri, nis punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës. Fillon lëvrimi me përparësi i 24 milionë dollarëve të parë, - shumë e pakrahasueshme me buxhetin e viteve të shkuara - si fond për kompensimin e pronave.
26 mijë vendime, të dhëna ndër vite të tëra me radhë nga Agjencia e Kompensimit të Pronave dhe të bëra kapicë në labirinthin e padrejtësive e të korrupsionit me pronën, do të vlerësohen me një çmim.
23 mijë hektarë tokë bujqësore është në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë.
11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar dhe janë zvarritur ndër vite për pronën e tyre, nga nesër do të kenë informacion publik në faqen zyrtare online të Agjencisë së re të Trajtimit të Pronës.
Për të gjithë ata të cilët për një arsye a një tjetër, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për pronën e tyre, është krijuar një mundësi e re: Një kërkesë me vetëm dy letra. Dy letra nga 30 që kërkoheshin deri më sot! Një dokument origjine dhe një hartë e pretenduar se ku gjendet prona.
Në momentin që paraqiten këto dy letra dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimin të Pronës, është barra e kësaj Agjencie, të verifikojë gjithçka duhet.
Për herë të parë pas 25 vitesh, qeveria jep një zgjidhje reale për pronarët. Kjo zgjidhje bën të mundur njëherë e mirë sqarimin e çështjes së pronës dhe mbrojtjen e interesave publike, gjithashtu.
Dhe në fund, për të gjithë ata shtetas, prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje, duke nisur nga nesër fillon kompensimi financiar. - e mbyll Rama komunikimin e tij me shqiptaret qe kane 25 vjet ne kerkim te prones./dritare.net