Rama: Kur takova kryebashkiakun në Kinë, ai këndoi, malet me blerim mbuluar

Në kuadër të aktivitetit  “Përtej kujtimeve”, organizuar në  70 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, kryeministri Edi Rama tregoi një histori që kishte hasur me qytetarët kinezë, kur i ishte dashur të qepte një xhaketë, ndërsa më vonë kur kishte takuar kryebashkiakun në Kinë, ai kishte kënduar këngën “mallet me blerim mbuluar”.

Më ka bërë përshtypje kur kam qenë në Kinë sepse doja të qepja një xhaketë ‘Mao’, me përmasat e mija, sepse nuk kishte në dyqan dhe më çuan në një rrobaqepësi, që të bëja vizatimin dhe të më qepnin xhaketën. 

Mund të ishin rreth 60 rrobaqepëse dhe pasi e morën vesh kush isha unë filluan të këndonin këngën ‘ara fabrika kantiere’. 

Të takimin që pata në darkë me kryetarin e bashkisë së Pekinit i thash më ka ndodhur kjo gjë. 

Ai më pa dhe filloi të këndonte ‘malet me blerim mbuluar’. 

Ishte një kohë kur dashuria sillte të ardhura. 

Kurse tani është një kohë kur të ardhurat sjellin dashurinë. 

Në këtë pikë në jemi në disavantazh të madh, por do bëjmë tonën, do bëjmë më të mirën.”-ka thënë Rama./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Grida Duma në Manëz: Kjo është Shqipëria, me vështrim të përgjakur që kërkon ndihmë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.