Rama jep lajmin e mirë: 15-vjeçarja e sëmurë  mbërrin në Stamboll

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 15 vjeçarja e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, Elona Kuburja, ka mbërritur në një spital privat në Spamboll. Ajo u nis pasditen e sotme nga QSUT-ja. Ashtu siç njoftoi edhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastriliu gjatë vizitës së saj në spital edhe Rama tha se çdo shpenzim për kurimin e saj do të mbulohet nga qeveria shqptare. Për momentin vajza ndodhet në një spital privat por pritet që të transferohet në një spital publik të specializuar.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Presim nga ora në orë përgjigjen, po na duhet durim, sepse problematika shumë komplekse e kësaj sëmundjeje, ndikon në kohën e vendimmarrjes nga specialistët e palës tjetër, për të përcaktuar strukturën spitalore dhe ekipin më të përshtatshëm mjekësor për këtë rast shumë të rrallë.

Sidoqoftë Elona para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri”, shkruan Rama./L.F-dritare.net 

 

LEXO DHE :  Fundjava e vipave në foto!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.