Rama jep lajmin e madh për Skënderbeun në Korçë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e Korçës.

Rama ndër të tjera ka folur edhe për stadiumin “Skënderbeu” të qytetit.

Rama tha se në Korçë do të ndërtohet një impiant i ri, pasi gjendja aktuale e stadiumit është qesharake.

“Nuk mund ta lëmë stadiumin ende në atë gjendje që është, qesharake. Ne do angazhohemi seriozisht, ta bëjmë një stadium model, të standarteve të shijeve të bukura, që është vendosur këtu në Korçë. Skënderbeu e meriton një stadium të ri, dinjitoz. Pas Kukësit, do vazhdojmë me stadiumin e Skënderbeut. Mes fushave dhe stadiumit, do të ketë dhe një hotel” – ishte fjala e kryeministrit Rama./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Mëngjesi me shi, por ja si do të jetë moti përgjatë ditës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.