Rama: Ja si u njoha me Tahirin!

Në “Zonë e Lirë”, Rama ka folur njohjen e tij me Sajmir Tahirin në vitin 2013 dhe bombën që ju vu të atit të ministrit në farmacinë pronë e tij.

Ndërkohë gazetari Arian Cani ka improvizuar një intervistë me kryeministrin Rama në rolin e Prokurorit dhe kreut te qeverisë të thirrur për të dëshmuar për akuzat ndaj Tahirit

Ku e keni takuar për herë të parë Tahirin?

Në fushatën e 2003. Ka qenë një prej të rinjve.

Si u njohët?

Kur u zgjodha kryetar i partisë më dërgoi një email ku paraqiste disa ide të tij për ringritjen e PS. Erdhi me mua dhe nisi punën në PS.

Ndikon Ruçi meqë janë të dy tepelenas?

Ruçi është jo krahinarist.

Cfarë ju kërkoi Tahiri në takimin e parë?

Të bënte një rrjet vullnetarësh në PS.

Emri i Tahirit u përfol pas arrestimit të babait të tij në 2013. U takuat në 2013?

LEXO DHE :  Basha reagon pas letrës së pestë të Ramës: Asnjë hap pas!

Nuk mbaj mend takim konkret, por në asnjë takim nuk ka kërkuar asgjë përveçse besimit për punën. Nuk më ka kërkuar asgjë.

Kur e bëtë ministër të Brendshëm e peshuat skandalin e babait të tij?

Populli thotë ‘çdo berr  varet nga këmbët e veta’. Unë them çdo burrë varet nga vendimet e veta. Djali nuk mban përgjegjësi për babain dhe babai nuk mban përgjegjësi për djalin burrë. Edhe sikur të ishte dënuar i ati, unë nuk do ndryshoja qëndrim.

I kërkuat shpjegime Tahirit pasi i vunë tritol?

I shpreha gjithë keqardhjen dhe solidaritetin dhe për atë deklaratë të Berishës kur tha ‘bombën e vuri vet’.

Hetuat mbi Tahirin në atë kohë?

Prokuroria e krimeve të rënda ka nxjerrë urdhër arresti për veprime terroriste për 6 shtetas. 2 prej tyre u arratisën. Falë gjykatës doli që nuk provohen aktet terroriste./D.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.