Rama: Ja çfarë date do të caktojë Meta për zgjedhjet!

Ndërsa deklaroi se, Partia Socialiste është forca e duhur politike në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha para përmetarëve se, Meta do t’i caktojë zgjedhjet më 21 tetor. Rama ka ironizuar sërish Kryemadhin, duke thënë se, në filxhan i del data 21 dhe një T, për tetor.

 “Arsyet pse të gjithë përmetarët socialistë dhe demokratë, e kam për ata që jetojnë me punën e tyre dhe jo me përsheshin e SHQUP duhet të ndjehen mirë e të vazhdojnë në rrugën e duhur me Almën (kandidaten e PS. Del fallxhorja dhe thotë, Liri caktoje këtë datën këtu se shoh një dysh, caktoje në 21. Shoh edhe një T, ti caktoje në tetor. Do dilte Liri dhe do thoshte bazuar në informacionet e agjencive ligj zbatuese ndërkombëtare unë vendosa të vë këtë datë 21 Tetor si datë zgjedhjesh vendore. Po kjo do ishte e rrezikshme. E keqja që do vinte nga kjo ishte vendosja e një rregulli të ri, që kur s’do një palë, pala tjetër s’do mund të bënte më asgjë. Pra, nuk do vendosej dot më kurrë se kur do bëhen zgjedhjet. Ky nuk është film i ri, e kemi parë 30 vjet këtë film me Saliun, që u mësua t’ja marrë gjërat me forcë socialistëve. Nëse do ishte me kandidatë, ne sot s’do vinim me ëndrra për të ardhmen por edhe me bilancin e katër viteve. Mjafton të shikosh bashkitë e qeverisura prej nesh dhe ato të tjerat. Mjafton të shikoni Vlorën si ishte 4 vjet më parë dhe si është sot. Megjithëse është një nga pikat më të rëndësishme të shqiptarisë ka mbetur shumë mbrapa, mjafton të shikoni me radhë bashkitë e drejtuara prej nesh dhe prej tyre, ne kemi mbështetur këtë në Përmet kryetarin e bashkisë, e kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit që të jetësojmë vizionin tonë, por të jeni të sigurt që me Almën në Bashki do të bëjmë shumë më tepër. Për fatin e keq të demokratëve, që nuk duan të arsyetojnë po duan partinë e tyre ne qeveri, për fatin e tyre të keq, ata që sot duhet të ishin para jush, siç jemi ne, që duhet t’ju tregonin çfarë do bënin më mirë se ne, kanë ikur nga gara dhe kanë ndërmarrë perspektivën më të shëmtuar.”,- tha Rama./k.c/DRITARE.NET

LEXO DHE :  T’i hiqet emri Komuna e Parisit/ Rrjeti shfryn ndaj Francës për negociatat

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.