Rama ironi me Bashën: Merrte turistët e Voltanës e Xhelalit e më këndonte poshtë zyrës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin “Bashkia që Duam” në Shkodër.

Rama, duke folur me ironi për kreun e opozitës Lulzim Basha, ka kujtuar edhe një herë kohën kur PD ishte në çadër poshtë kryeministrisë.

Rama ka thënë se Basha mblidhte turistët e Voltana Ademit nga Shkodra, dhe të Xhelal Mziut nga Kamza dhe i këndonte atij poshtë zyrës.

“Si sot dy vjet më parë, vinte te çadra. Vinte dhe këndonte himnin që në mëngjes. Vinte si te puna e babit. E çfarë bënte? Mblidhet turistët që sillte Voltana dhe Xhelali, këndonte himnin e iu thoshte njerëzve: ‘Shihemi nesër’. Basha në atë kohë mori gjithçka që dëshironte, gjithçka ia dhamë në tavolinë.

 

Ia dhamë se tha ‘në arsim nuk ka kushte’, ‘te burgjet ka probleme’, ‘te hipoteka nuk bëhet puna si duhet’ dhe i thamë ‘merre arsimin’, ‘ja ku e ke edhe hipotekën’, ‘merri dhe burgjet’ e unë atë kohë s’kam ndërhyrë, edhe zëvendëskryeministren ia lamë. Edhe në KQZ morën shumicën e anëtarëve, edhe kryetarin ia dhamë. Nuk ndryshuan gjë.

LEXO DHE :  Lefter Koka i kujton Bashës sulmin ndaj LSI në 2017: Për të shpëtuar veten bëjnë pakt edhe me djallin

Ramë dakord për të ndarë pushtetin derisa të mbahen zgjedhjet. U mbajtën zgjedhjet, i fituam. Tani del prapë dhe thotë dua pushtet në tavolinë. Pse këtë punë kam unë, sa herë ka zgjedhje të dëgjoj Lulin që kërkon pushtet në tavolinë. Tani nuk është vetëm. Ka marrë me vete edhe fallxhoren. E dëgjova sot, fallxhorja kishte thënë ‘ka zgjedhje të parakohshme’. I thoshte insisto se do të ketë. Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe ne do të fitojmë me ekip fitues”, tha Rama./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.