“Rama ik”, Basha: Ky është mesazhi i sovranit, qëllimi ynë është Europa
Dritare.net
“Sonte ky bulevard është pushtuar nga një oqean njerëzish. Europa dhe bota dëgjojnë dhe shohin shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për mos tu ulur në gjunjë. Sot ky shesh është mbushur me kurajo dhe vendosmëri”, është shprehur Basha.
Ndërkohë që Basha mbante fjalimin e tij është shoqëruar me thirrjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Rama ik”.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa, ky është mesazhi dhe synimi ynë. Nuk ka në Europë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet. Nuk ka në Europë kryeministër që kandidon përdhunues dhe kriminelë për kryetarë bashkie. “Rama ik” ky është mesazhi i sovranit pa dallime krahinore dhe pa dallime partiake. Rama kapi prokurorinë, banalizoi drejtësinë dhe futi krimin në parlament për interes të tij./e.k-Dritare.net