Rama i shkruan Bashës: Ja oferta ime e fundit!

I nderuar kryetar i PD-së, zoti Lulzim Basha!

Duke ndjekur protestat tuaja si dhe intervistën e fundit te guruja im i fëmijërisë, Turi, kam arritur më në fund të kuptoj disa nga kërkesat e tua. Nuk e kisha fort të lehtë të pranoja këto kërkesa, sepse nuk arrija t’i kuptoja të gjitha, pasi ishin të artikuluara më çorap se ato të studentëve. Meqë ra fjala, ajo deputetja Meçorape nga Vlora e ka mbiemrin të formuar nga bashkimi i fjalëve Meço+rape apo Me+çorape? Gjithsesi, duke u kthyer te tema, disa prej kërkesave besoj se i kuptova.

Më korrigjoni nëse e kam gabim:

Së pari ju kërkoni që të bëhen zgjedhje të parakohshme. Unë nuk jam kundër në këtë pikë, por të këshilloj si mik që të kam, që të bëjmë një herë këto lokalet.

Shiko si do të dalësh te këto, pastaj vazhdojmë.

Thua që nuk je dakord që të jem kryeministër i Shqipërisë. Kjo është plotësisht e drejta juaj, përndryshe nuk do të ishit opozitë.

Por edhe unë nuk dua që ti të jesh kryetar i PD-së, por nuk jam unë që e vendos se ku do të jesh ti.

Gjithsesi kam një propozim: japim dorëheqjen të dy nga postet dhe bisedojmë, për qejf. Vetëm ta dish se po dhamë dorëheqjen, nuk na pyet më njeri.

Pastaj del problemi se kush do të llafoset në vendin tonë? Dakord se ti e ke të zgjidhur se le doktorin, po unë si t’ia bëj?! Kë të lë? Se ju nuk doni as Gramozin, as Taulantin, dhe as Elisën.Po nuk i pëlqyet edhe këta, ça do bëjmë? Se pastaj mund t’ju lindi ideja që nuk doni grekët komshi, ose që Merkeli të fitojë mandatin e pestë. Se mos t’u haptë oreksi e ka kjo punë.

LEXO DHE :  3 plumba në fytyrë/ Ja si u plagos 6-vjeçari, në Martanesh!

Iu ke bërë thirrje socialistëve që të më heqin. Të falënderoj për këtë ndihmë, sepse sa herë i bëni thirrje socialistëve ti dhe doktori që të më heqin, këta edhe pse ua kam sjellë shpirtin më majë të hundës, bashkohen më shumë me mua. Të lutem mos harro që sa herë del në protestë, nxirr edhe Fatmir Mediun të flasë. Bëje këtë për hatër të miqësisë tonë. Kështu e kam të garantuar edhe mandatin e tretë, ku të garantoj që do të plotësoj çdo kërkesë.

Kaq kishe apo jo? Se nuk më kujtohet ndonjë kërkesë tjetër.

Tani të vijmë te propozimi im: ti duhet të vazhdosh të rrish në opozitë se je më rehat. Jam dakord të marr në qeveri Gazin. Është i vetmi ministër që hyri në qeveri shul dhe doli lloz. Nuk faktoi dot një vjedhje votash. Kaq i paaftë sa është, e kam adapt për qeverinë time. Po ashtu edhe atë çupën me mbiemër Karabina. Edhe ajo njësoj si Gazi është. Të tjerëve që më dhe në 2017-ën nuk ua mbaj mend emrat. Por gjithsesi këtu jemi dhe më shkruaj

I yti, Edi!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.