Rama i prerë: Ja dy gjërat që do të ndodhin më 30 qershor!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në mitingun elektoral në Skrapar ka folur edhe për dy gjërat që sipas tij do të ndodhin me 30 qershor.

Rama ka thënë se me 30 qershor do të mbahen zgjedhjet lokale, por edhe do të ndëshkohen të gjithë ata që prishin votimet.

“Për të gjitha ata që pyesin se cfarë do të ndodhë në 30 qershor. Dy gjëra do ndodhin, së pari do të bëhen zgjedhjet dhe do të nisë mandati i ri i qeverisjes vendore për 4 vitet e ardhshme dhe së dyti do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit që të gjitha ata që do të gabojnë duke shkuar pas berihajit, jo vetëm do përballen me një nga ligjet më të ashpra që ka vendi, se ligji u bë në konsensus me plakun kur plaku ishte kryeministër, por që në momentin kur do të fillojë procedimi penal do të ndalohen të dalin jashtë shtetit dhe pastaj, nuk do të ketë kufi ti lejojë, kudoqoftë ku do të kalojnë kontrollin e policisë, do të ndalohen si pjesë e listës së zezë të atyre që hyjnë në BE, flasin për BE, se ne SHBA jo personalisht por edhe familjarisht. Dhe nuk do të nisë nga ata, por nga këta kryesorët që bëjnë thirrje për dhunë, përmbysje dhe vullnet të sovranit që do të cojë deri në fund revolucionin imagjinar. Kush të dojë ti bëjë një telefon plakut dhe ti thotë a është e vërtetë që ndodh kështu kur bën zarare, e nëse plaku thotë jo, më merrni mua se ua sqaroj unë edhe për plakun”- tha Rama./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Haga e detyron të dorëhiqet për herë të dytë, Haradinaj: Të caktohen zgjedhjet e reja!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.