Rama i përgjigjet Metës: Nuk ka shans të mos zhvillohen zgjedhjet me 30 qershor

Gjatë takimit me banorët e njësisë nr.2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presientit Ilir Meta, në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shefi i qeverisë  tha se nuk ka asnëj shas që zgjedhjet të mos zhvillohen në datën e caktuar.

Gjëja më e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën nga një anë tjetër, sepse një pjesë thonë s’ka kundërshtarë, s’ja vlen, do ikim në plazh, një pjesë tjetër thonë s’jam duke shkuar se vota ime është e fshehtë.

Por do duhet vëmendje e madhe për të pasur proces të rregullt. Secili mund të zgjidhet, nëse dëshiron të paraqitet, pastaj secili në mendjen e vet do me u zgjedh apo jo. Është një vetëvrasje politike spektakolare, por nuk kemi çfarë të bëjmë ne. Nuk ka shans të ndodhë kjo që thonë ata “unë nuk jam gati për ndeshje, ti s’do hysh në stadium”.

Ne shikojmë një rënie të kuponëve në këtë fazë. Kjo ka lidhje, sepse është klima e krijuar që me kurajo bjeri murit me kokë, shkel ligjin, etj. dhe kjo përhapet se çfarë mësimi u jep tjerëve. Një mision i politikës është të kesh edhe forcën e shembullit, po çfarë shembulli japin ata”, theksoi Rama/E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Moderatorja e njohur i kushton fjalët më të ëmbla mamasë për ditëlindje!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.