Rama i lutet Bashës: Aman… se na turpërove botërisht
E Diel 26 Mars 2017, 15:03
Dritare.net
“Njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kry ka kohë Lulëzim Aman mbaje kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove botërisht ”, shkruan Rama në Facebook.
Ditën e sotme Basha gjatë komunikimit nga ‘çadra e lirisë’ akuzoi Ramën se për gati tri vite nuk kishte mbajtur premtimin për njohjen e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës.
“Në Preshevë para tre vjetësh kryeministri aktual premtoi mbështetjen e shtetit shqiptar për arsimin, njohjen e diplomave, ndihmë të drejtpërdrejtë për zhvillimin social dhe ekonomik. Asnjë nga këto premtime nuk janë bërë realitet”, tha Basha.