Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama i jep Yllin e Mirënjohjes/Presidenti i KE: Medalja më e madhe është çelja e negociatave

Rama i jep Yllin e Mirënjohjes/Presidenti i KE: Medalja më e madhe

Ka përfunduar takimi i presidentit të KE-së me kryeministrin Rama. Në një konferencë për shtyp, Donald Tusk, u shpreh se falë përpjekjeve  Shqipëria është shumë pranë objektivit. BE-ja, tha Tusk, duhet të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

" Këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të të ardhmes tonë, askush nuk po i bën askujt ndonjë nder" tha Tusk.

Kryeministri Rama i ka akorduar presidentit të KE “Yllin e Mirënjohjes”, në shenjë vlerësimi për punën e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë. Por në fjalën e tij, Tusk tha se medalja më e madhe do të ishte çelja e negociatave./L.F-dritare.net