Rama flet për 2 marsin: Është luks për mua të merrem me çështjen e Presidentit
E Premte 28 Shkurt 2020, 12:12
Dritare.net
I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë ngjarje të 2 marsit, Rama tha se Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe se ishte aty për të folur për ata që jetojnë në çadra.
Më tej Rama tha me se është luks për të të merret me presidentin, ndaj jua ka lënë gazetarëve në dorë.
"Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve.
Për ata jam unë këtu jo thjesht në këtë konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve çështjen e presidentit, është luks i madh për mua te merrem", tha Rama./E.B-dritare.net