Rama: Deklarata e Prelës e vonuar. Ja kush i nxorri përgjimet!
Dritare.net
Rama tha se ata që i kanë nxjerrë përgjimet, ia kanë dhënë PD për shantazh.
“Ai që i udhëheq këto “gjyqe publike” është një i akuzuar kur ishte ministër, sot është nën hetim jo vetëm në vendin tonë por në SHBA për 1 milion dollarë që s’dihet nga erdhën, dhe del e kërkon revolucion real.. Luli, Luli, se nuk flas për atë tjetrin, plakun e marrë që Lulin e ka një nga tespiet e veta, por edhe tespiet e plakut Sali do të shpërbehen më 30 qershor”, u shpreh kryeministri.
“Po dëgjoja kryeprokuroren, më shumë vonesë për fat të keq por ka shpjeguar ekzaktësisht arsyen pse këto zbulime të mëdha që janë abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrje e sekretit hetimorë për tu përdorur për politikë dhe kundër Shqipërisë, ndërkohë që duhej të kishte përçudnuar hetimi me kohë, dëgjoni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar këto zbulime, që ata i kanë çuar te partia për ti përdorur, shantazhuar këtë qeveri, sepse ata i bashkojnë shumë gjëra, por edhe lufta kundër reformës në drejtësi.
Prokurorë që tmerrohen nga vetingu dhe politikanë që tmerrohen nga gjyqe që i presin nga ata që do kenë kaluar vetingun, do t’i thërrasin para drejtësisë, sepse nuk harrohen të gjitha ato që kanë ndodhur”, tha ai duke komentuar reagimin e Donika Prela./ I.M-Dritare.net