Rama: Dako fitoi Durrësin kur ishte me Saliun, Jozefinën e Olldashin, e u dashka të blejë vota me Gridën e Salianjin

Kryeministri Edi Rama po mban mitingu ne tij elektoral në Durrës, pak ditë para zgjedhjeve locale të 30 qershorit.

Rama ka folur për kreun e kësaj bashkie që e ka drejtuar qytetin për 12 vite me radhë, ndërsa së fundmi është bërë personazh për shkak të përgjimeve të dala nga gazeta gjermane “Bild”.

Rama ka thënë se Dako e ka fituar Durrësin, kur ishte Saliu, Jozefina dhe Sokol Olldashi, e u dashka të blejë vota me Gridën e Salianjin.

“Ju falënderoj për këtë mbështetje. Durrësi i ndryshuar është realitet falë Vangjush Dakos.  Vangjushi e nisi drejtimin e Bashkisë me një grusht votash, falë punës, fitoi në mënyrë bindëse, kurse më pas fitoi në mënyrë triumfuese. Ajo që sot duhet thënë shumë qartë është se kush përpiqet të shkelë baltë mbi Vangjushin nuk do që qytetarët të kujtojnë diçka. Në Durrës Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD në historinë e saj dhe me të gjithë mekanizmat e pushtetit, që ju e dini si përdoreshin në kohën e Saliu, e nga të akuzuar janë kthyer në akuzues.

LEXO DHE :  Lulzim Basha: Për çdo gjë që nuk shkon në këtë vend, fajin e ka Rama

Dako fitoi Durrësin kur ishte Saliu, ishte Jozefina dhe Sokol Olldashi, u dashka të blej vota me Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe këtu në Durrës, të kesh mundur Sokol Olldashin, një nga figurat më të spikatura, një orator dhe njeri i njohur për forcën e larmishme në fushata elektorale, kur partia e tyre ka qenë në pushtet, po bleheshkan sot. Ajo që mbetet janë veprat. Durrësi do ta kujtoj me gjithmonë e me shumë respekt periudhën kur Dako e drejtonte bashkinë, falë gjurmëve që janë në këtë qytet.”, tha Rama./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.