Rama: Çmendesh nëse e merr seriozisht opozitën. Ja çfarë i thashë Bashës me 17 maj!

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka folur edhe një herë për marrëveshjen e 17 majit të 2017, mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama tha se e ka pyetur Bashën se çfarë donte, ndërsa shtoi mes batutave që i kishte thënë: “vetëm mua mos më kërko se jam i martuar”.

“Dalin thonë pse bën batuta, po ça të bëj. T’i marrësh seriozisht çmendesh se të vij puna të lyesh shtyllat me graso që mos hipi opozita në shtyllë, unë nuk e di se si mund të thuhet seriozisht kjo. Pjesa serioze është ça kërkojnë ça dunë. Ne këtu ishim edhe dy vite më parë dhe dy vite si sot Luli mu fut në çadër poshtë penxheres, e kisha aty te puna. Ma këndonte hymnin që me mëngjes. Mbante fjalimin aty, pastaj ikte ja fuste gjumit, vinte dhe një herë pasdite, mbante fjalim dhe këndonte hyminin dhe ikte. Si përfundim ne mund të futeshim në zgjedhje vetëm se u dorëzuan të gjithë, vetëm unë  nuk u dorzova duke iu lut Lulit. Çkam heq duke ju lut Lulit dy vite më parë nuk i jam lut njeriu në jetën time dhe morri çfarë deshi.

I dham ça kërkoi, i thash ça do tjetër, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar. Pastaj u bënë zgjedhjet, zgjedhje të qeta. Nuk u mor vesh, unë me dy gishta të gjithë me dy gishta, u bëmë të gjithë bashkë, tani faji im është që erdhën demokratët te unë e nuk ikën socialistët te Luli? Tani sa vijnë zgjedhjet prap fillon prap: Nuk futemi në zgjedhje, duam qeveri tranzitore nuk duam Ramën… O Lul po pse nuk kam punë tjetër po sa herë të vijën zgjedhjet të jap ty të gjitha pjeshkët, të gjitha karamelet? Po tani nuk është vetëm ka dhe fallxhore. Kishte thënë sot fallxhorja do bëhen zgjedhjet e parakohshme, ça t’i them unë, e ka parë në filxhan. Demokratëve të mërzitur ju them runi gomat mos t’jua marri Flamuri t’jua djeg, se veç gomave asgjë nuk bëjnë dot, as Luli dhe s’ka filxhan që ndryshon zgjedhjet që i shkruan populli me dorën e vet. Sigurisht që do të donim që ata të ishin ën garë”, tha Rama.

LEXO DHE :  Ja çfarë thotë kryeprokurorja Marku, për dosjet e përgjimeve!

Kryeministri Rama tha se zgjedhjet nuk mund të pengohen me shantazhe dhe kërcënime.

“Nuk kanë për të gjetur asnjë budalla që do të bëjë këtë punë dhe askush nuk do t’u shkojë mbrapa për të mos votuar. S’ka shans të marrin peng procesin zgjedhor me shantazhe dhe kërcënime. Ka për të ndodhur që të nesërmen e 30 qershorit të zgjohet dhe demokratët këtu do t’i thonë ku je se na more në qafë. Do kërkojnë Lulim, dhe gomat do t’i blenë të reja se do t’i ketë djegur Flamuri për revolucionin demokratik”, u shpreh Rama./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.