Rama citon Genc Fugën: Teatri i ri është kërkuar që në 1953

 

Kryeministi Rama ka publikuar pak minuta më parë opinionin e aktorit dhe pedagogut të Universitetit të Arteve, Genc Fuga, për teatrin kombëtar. Artisti i njohur, është pro teatrit të ri dhe shkruan se kjo është një kërkesë që është bërë që në 1953. Duke përmendur të gjitha kushtet e vështira që ka sot teatri, Fuga, shkruan se rindërtimi është një domosdoshmëri për artin shqiptar.

 

“Aktori dhe regjisori Genc Fuga është diplomuar në Londër dhe përveçse pedagog në Universitetin e Arteve, ai i ka dhënë publikut me dhjetëra role për tu mbajtur mend, si në teatër ashtu edhe në kinema. Ai e ka shprehur që herët domosdoshmërinë për një teatër të ri e dinjitoz, me të gjithë parametrat që duhet të ketë një Teatër i vërtetë Kombëtar.”, shkruan Rama.

 

“Jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën. Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër, në kushtet aktuale, mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike. Një teatër i ri i përshtatshëm për teatër është kërkuar që në 1953. Teatri Kombëtar tani është një ndër skenat më të pa investuara. E vetmja teknologji bashkëkohore që mund të ketë skena e teatrit aktualisht është një rotativë, pra një shpikje që në 1800, e trashëguar nga operat. Xhepat skenikë nuk mjaftojnë, hapësirat mbrapa nuk mjaftojnë, janë bërë vetëm restaurime apo mballoma, por nuk është zgjidhur hapësira e përshtatshme për këtë gjë.”, shkruan Fuga./L.F-dritare.net

LEXO DHE :  Sizmologu: Janë regjistruar 297 goditje, tërmetet do të vazhdojnë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.