Rama, borxhli ndaj dibranëve: Me ose pa kinezët, Rrugën e Arbrit do e nisim para zgedhjeve të 2017-ës
Dritare.net
“Ne kemi shumë borxhe, por dibranëve ju kemi një borxh të vjetër, Rrugën e Arbrit! Ju keni mbetur të izoluar, përdorni të njejtën rrugë si të parët tuaj”,- tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin nga Dibra se punimet për Rrugën e Arbrit do të nisin para zgjedhjeve të 2017ës.
“Ne s’do bëjmë ndonjë mrekulli as për Dibrën as për Shqipërinë, por do bëjmë atë që s’e ka bërë asnjë tjetër, do i përkushtohemi edhe më shumë Dibrës. Dhe një gjë në fund, dje kam kaluar nuk e di sa orë me ambasadoren kineze. Për çfarë? Për Rrugën e Arbrit, se tani duhet thënë e gjithë historia, se erdhi Luli ju tha ja lamë gati Rrugën e Arbrit, se ça la gati Luli në punët e veta ju e dini mirë.
Ne gjetëm vetëm një marrëveshje në parim me një cmim katastrofik të pamundur, as projekt, as kontratë. Në takimet që kam zhvilluar me kryeministrin kinez kryefjala ka qenë Rruga e Arbrit, për të bërë një kontratë serioze të besueshme që shteti shqiptar mund ta përballojë, se shteti shqiptar e ka të ndaluar të marrë borxh. Po ju them që kush ju thotë që Rrugën e Arbrit s’duam ta bëjmë, apo s’e bëjmë dot, thjesht bën të njëjtin gabim që bëri PD një muaj këtu, ju merr juve për njerëz që s’mendoni me kokën tuaj. Ju them vetëm kaq, që Rrugën e Arbrit ne do ta ndërtojmë dhe do fillojë të ndërtohet përpara zgjedhjeve të ardhshme të 2017-ës.
S’kam ardhur në Dibër për një periudhë të gjatë pas zgjedhjeve të 2013, se kam thënë do shkoj po ça t’u them? Dhe e kam takuar ambasadoren kineze më shumë seç kam takuar ambasadorin amerikan për reformën në drejtësi. Dje ia thashë, nesër do ja them dibranëve sa shumë kemi ndenjur bashkë dhe kur do shkojmë bashkë për t’i thënë që punimet do fillojnë se edhe po nuk jeni ju dakort po s’e filluam bashkë unë do gjej mënyrën ta filloj edhe pa ju”, tha Rama.