“Paniku i çon në rrugën e dhunës jo trimëria. Trimat nuk bëjnë dhunë, aq më tepër në një sistem demokratik, ku trimëria matet me kurajën që ke për reforma, që sot nuk mbështeten nga shumë njerëz po janë gjëja e duhur për të nesërmen e shumë njerëzve. Ne jemi zgjedhur për të udhëhequr, s’kemi të drejtë të ndalojmë duke i shkuar atyre prapa. A jemi ne më të mirët? Padiskutim jo, po ku vend padiskutim nuk ka parë më të mirë se në. 30 vjet janë boll për këdo, mjaft të kenë sy në ballë e mend në kokë për të parë historinë e këtyre 30 viteve. Si ka qenë historia, ata prish e ne rregullo ata bëj pis e ne pastro. Ata tërhiq vendin pas, ne shty sa kemi mundur para. Ata përça e sundo ne mesa kemi mundur mblidh e bashko, ata fut njerëz në piramida, zhyt vendin në borxhe, ne laj borxhet e tyre. Ata bam e bum me baltë e zjarr aq sa, sa herë shfaqen në ekran duhen larguar fëmijët nga televizori, e për fat të keq jo gjithmonë ia kemi dalë. Kujtoni shprehjen: Po fjete me qenin, gdhihesh me pleshta. Kujtoni pak Tiranën në të dyja kohët e tyre. Kur ky që ka marrë rrugët drejtonte Tiranën, sahati nuk punonte. As atë nuk e shihte se i kishte ngel ora, e vijon ta ketë të ngelur, se zemrekët i ka Saliu si ka, e më falni që i përmenda emrin se s’dua t’i përmend emrin atij. Shikoni bashkitë që kanë drejtuar ata, shikoni Shkodrën e kanë qeverisur për 30 vjet, për 4 vjet ne bëmë në Vlorë,atë që ata se bënë për Shkodrën për 30 vjet. Sepse janë dembelë e të paaftë.
I mençur e kokëderr, i përkushtuar e i vendosur për ti shkuar punëve deri në fund, por mbi të gjitha i lidhur me njerëzit, me territoret këtu. Unë e di mirë se çfarë më pret me këtë zotëri. E di mirë, vetëm ankesa dhe kërkesa, por asnjëherë një ankesë apo kërkesë personale. Gjithmonë, ashtu si edhe deputet, ankesa e kërkesa për Lëzhën.",- tha Rama./K.C/dritare.net