Rama: Basha ka filluar të sakëlldiset nga ndërhyrjet e presidentit të zgjedhur

Kryeministri i vendit Edi Rama gajtë një takimi në Shkodër ka thumbuar kreun e PD Lulzim Bashën, dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta, duke thënë që Basha ka filluar të sekëlldiset nga ndërhyrjet e pajustifikueshme të atij që është Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë.

“Shtrëngova duart me disa demokratë që prej vitesh kanë votuar PD-në dhe më 25 qershor janë bashkuar me ne jo për t’u bërë socialistë por për ta ngritur në lartësinë e duhur flamurin e Shqipërisë, jo për të ndryshuar bindjet e tyre, por për të ndryshuar Shqipërinë për ta bërë shtet me punë e mirëqënie. Sot në parlament përfundoi përpjekja e madhe e gjatë, e vështirë, në dukje e pamundur, procesi i Vettingut. Sot u provua se ne jemi të vetmit që themi atë që bëjmë, e bëjmë atë që themi. Vetëm ne kemi vizion evropian për ta ndarë përfundimisht Shqipërinë nga politika e baltës.

Më 25 qershor ose do kthehemi mbrapsht ose do ecim para. Më vjen keq që me një marrëveshje historike për t’i dhënë fund një konflikti të nxitur nga PD, duke e nxjerrë PD-në dhe Lulin nga çadra ku ishin futur nga frika e drejtësisë, Luli ka filluar të sekëlldiset nga ndërhyrjet e pajustifikueshme të atij që është Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë. Ne nuk kemi asnjë minutë për të humbur në këtë fushatë duke u marrë me njëri-tjetrin.

LEXO DHE :  Foto/ Kush është gruaja që u vra nga bashkëshorti!

Kjo është fushatë që PS do e bëjë deri në fund për shqiptarët e zakonshëm.  Ata nuk bënë dot shtet deri para 44 muajsh, dhe lanë të kuptohet që ky shtet nuk bëhet, por ne provuam të kundërtëtën. Imagjinoni ça thotë Luli që do t’i ushqej unë fëmijët tuaj falas, do me thënë prindërit mjafton të votojnë PD-në e Lulit e të mos shqetësohen për fëmijët se i ushqen ai,” tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.