Rama: Banorët e prekur nga tërmeti, do të hyjnë në shtëpitë e reja brenda 2020-ës

Përmes një videoje direkte në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për situatën pas tërmetit, dhe ato çfarë po bëjnë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Kryeministri u shpreh se, kanë nisur punën për rindërtimin në bashkëpunim me organizatat solidare për njerëzit në nevojë. Rama u shpreh se, në Thumanë do të përqendrohen për një model shembullor rilindjeje.

“Të gjithë banorët e fshatit që e kanë humbur shtëpinë, brenda 2020, ta gëzojnë vitin e ri në shtëpinë  e re. Brenda qershorit 2021, të gjithë banorët që kanë humbur banesën në qytete, të jenë në apartamente të reja”,- tha Rama.

“Kemi sistemuar dhe vazhdojmë dhe mijëra të tjerë në  çadrat dimërore. Kemi angazhuar qindra inxhinier dhe specialistë, për të inspektuar shkallën e dëmeve, kemi nisur punën për rindërtimin nën bashkëpunim me organizatat solidare për njerëzit në nevojë, me Elvisin me Arbrin, me Marinin. Në Thumanë do të përqendrohemi për një model shembullorë rilindje. Kemi mobilizuar komunitetin ndërkombëtar me shumë shpejtësi, krijuam bindjen për një konferencës donatorësh që do ta mbajmë në janar në fund të janarit apo në fillim të shkurtit, në varësi të raportit përfundimtare që po shkruhet. Nuk do të jetë e lehtë që t’i bëjmë gjërat shumë mirë dhe shumë shpejt në mënyrë që brenda 2020 askush të mos mbetet pas perspektivën e qartë dhe konkrete. Të gjithë banorët e fshatit që e kanë humbur shtëpinë, brenda 2020, ta gëzojnë vitin e ri në shtëpinë  e re. Brenda qershorit 2021, të gjithë banorët që kanë humbur banesën në qytete, të jenë në apartamente të reja. Vazhdojnë hetimet e policisë kriminale në bashkëpunim me prokurorinë, për të dokumentuar përgjegjësit e çdo niveli, për dëmet e shkaktuara nga gabimet në ndërtim. Mos dëgjoni ata që thonë pse nuk ka arrestime sepse nuk dinë çështë puna dhe nuk dinë punë tjetër veç llafeve në ato tenda, që mblidhen si burrat e Andon Zako Çajupit.”,- u shpreh Rama./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Dita kur Ilir Meta bënte mirë të heshte

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.